Aktualitet

Kancelari gjerman tregon mënyrën e vetme për përfundimin e luftës në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Kancelari gjerman tregon mënyrën e vetme për përfundimin e

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbuluar në një intervistë për "T-online", bisedat që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, duke theksuar se nuk ka vërejtur asnjë ndryshim në qëndrimin e tij.

Ai shtoi më tej, se Gjermania do të mbrojë Ukrainën, prandaj ka vendosur edhe sanksione, të cilat do të vazhdojnë derisa të ketë një hap pozitiv nga ana e Rusisë.

"Një gjë është e qartë: Rusia nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e luftës të përmendura në fillim. Ukraina nuk është pushtuar, por po mbrohet me shumë mjeshtëri, guxim dhe vetëmohim. NATO nuk është tërhequr, por madje ka rritur forcat e saj në krahun lindor. Aaleanca do të jetë edhe më e fortë kur Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO. Vetë ushtria ruse ka pësuar humbje të konsiderueshme, shumë më tepër se në dekadën e fushatës së Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Putinit duhet t'i bëhet gradualisht e qartë, se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është arritja e një marrëveshjeje me Ukrainën", deklaroi kancelari.

Scholz ritheksoi më tej, se Rusia duhet të kuptojë se e vetmja mundësi e mundshme që sanksionet të përfundojnë, është që ajo të bëjë marrëveshje me Ukrainën.

Ai shtoi se veprimi i Putin nuk ka kuptim, por bota po vuan për çmendurinë e tij, pasi shumë vende nuk po furnizohen dot nga Ukraina, për shkak të luftës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH