Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim në Gjermani, 53-vjeçari arrestohet në Morinë

Shkruar nga Liberale
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim në

Një 53 vjeçar nga Kosova është arrestuar në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar më pas drejt Gjermanisë, pasi kërkohej për krime ekonomike me pasoja të rënda.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi me inicialet XH.K., ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçare, banuese në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një market.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH