Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për të paktën 9 vjedhje me armë në Selanik.
Sipas raportimit të medieve greke, prej muajit mars i riu shqiptar ka kryer të paktën 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo, si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.
Ndërkohë më 12 shtator, në një bar kafe market në rrugën “Foka” në Sikeon, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, vodhi1000 euro dhe disa paketa cigaresh.
Tashmë 30 vjeçari ndodhet në burg dhe në vijim pritet të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.