Ish ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj u paraqit paraditen e sotme në SPAK.
Ka qenë ora 10:30 kur Denaj ka hyrë në ambientet e prokurorisë.
Nuk dihet ende shkaku pse është thirrur.
Kujtojmë që Anila Denaj u ul në postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.