Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh ai.
Kujtojmë se, Alibeaj depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend.