Një ngjarje e rëndë në rrugën dytësore Lezhë-Milot pranë lagjes Gurra, një banor nga lagja Kodër Mulliri në Lezhë, është sulmuar me sende të forta teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Menjëherë pas ngjarjes qytetarët kanë lajmëruar policinë, e cila ka dërguar për ndihmë mjekësore të lënduarin si dhe është vënë në ndjekje të agresorit, por ende nuk e ka arrestuar.
Raportohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një femër. Dyshohet se viktima i ka ngacmuar gruan autorit.