Aktualitet

I mori 100 euro qytetarit, arrestohet mjeku në spitalin e Rrëshenit

Shkruar nga Liberale
I mori 100 euro qytetarit, arrestohet mjeku në spitalin e Rrëshenit

Është prangosur një mjek në Rrëshen pasi i mori 100 euro një qytetari për të kryer një shërbim.

Mjeku ligjor mori shumën e parave për të kryer një akt ekspertimi. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit në polici nga qytetari 55-vjeçar.

Në këmbim të shërbimit për një çështje të tij, mjeku ligjor kërkoi paratë, në kundërshtim me ligjin.

63-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori qytetarit në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH