Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithëve për kritikat ndaj këngës së fushatës, që është tallava.
“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama.
Rama ndodhej sot në Kamzë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, por vijnë nga ata që merren me Saliun dhe Ilirin