Showbiz

"I ka ardhur koha për t'u martuar dhe bërë fëmijë", Dea dhe Amosi kundër çiftit Kiara- Luiz: Do ta ëndërronte një vajzë të tillë

Shkruar nga Liberale
"I ka ardhur koha për t'u martuar dhe bërë

Dy konkurrentët e shtëpisë së BBV, Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë shprehur hapur kundërshtitë që kanë ndaj dy banorëve të tjerë, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Ata ishin të vetmit që nuk morën pjesë në dasmën që u zhvillua të mërkurën mes çiftit, si një lojë e caktuar nga produskioni.

Por ata kanë treguar në bisedë me njëri-tjetrin, se pakënaqësia është në një tjetër nivel dhe se nuk besojnë fare në dashurinë mes tyre. Madje, Amosi ka shkuar aq larg, duke pretenduar se do të pëmendë fakte, që sipas tij e tregojnë se marrëdhënia e tyre është false dhe pa ndjenja dashurie.

Pjesë nga biseda:

Amosi: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E

Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim.

Amosi: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë.

Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë prandaj sillet ashtu.

Amosi: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH