Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, 7 vite më parë.
Ngjarja ndodhi para 7 vitesh dhe i vetmi i arrestuar ishte Aleksandër Llanaj. Ndërsa Ani Begaj dhe Bertin Aliaj janë dënuar me nga 35 vite burg, në mungesë.
Begaj u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, që u njoftua për një konflikt në zonë.
Grupet e policisë së Vlorës që kanë marrë njoftim se disa të rinj në lagjen “Pavarësia” ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.
Me të mbërritur policia, dy të rinj të armatosur nuk i janë përgjigjur thirrjes se policisë që te dorëzoheshin dhe janë larguar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe i kanë arrestuar në afërsi të Plazhit të Vjetër. Atyre u janë gjetur dhe armët tip pistolete.
Masakra e Çoles ndodhi në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.