Aktualitet

Haxhiu rrëfen në UET prapaskenat e “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”

Shkruar nga Liberale

Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës në ciklin e bisedave Department’s Book Review, kishte dje të ftuar gazetarin Baton Haxhiu, bashkëautor i librit “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”

Libri i cili tashmë ka mbërritur në duart e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në qelinë e burgut në Hagë, u diskutua dje në një bashkëbisedim ndërmjet bashkëautorit Baton Haxhiu, pedagogëve dhe studentëve të Shkencave Politike në UET.

Dy autorët, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë sjellë kronikën e luftës përmes një rrëfimi të gjallë, të zhdërvjellët, të pasur dhe të ndërtuar mjeshtërisht, ndërsa vjen si një kujtesë e freskët e një ngjarje që kemi nevojë ta kujtojmë, jo vetëm për hir të personazheve të rëndësishëm të saj.

Libri vjen në kohën e duhur për t’iu rikthyer një ngjarje që është me peshë dhe shumë e rëndësishme, për të tejkaluar leximin e ngushtë brenda kornizave, bardh e zi të saj.

“Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi” ka nisur të shkruhet para 10 vitesh dhe sjell rrëfime të shumë viteve përpara, ndërsa ka përmbyllur ciklin e hedhjes në letër tre vite më pare dhe u botua vetëm para pak kohësh nga shtëpia botuese UET Press.

Vetë Universiteti Europian i Tiranës u kujdes që t’ia çonte në mënyë simbolike librin Hashim Thaçit, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), drejt e në Hagë.

Ky gjest nuk ishte një përpjekje modeste për t’i dhënë mesazhin e mbështetjes kësaj figure të rëndësishme të botës shqiptare për të komunikuar në rrethanat e pafavorshme në të cilat ai ndodhet.

Moderatori i takimit, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, Ervis Iljazaj i shtroi një sërë pyetjesh me interes, jo vetëm për studentët dhe departamentin e tyre, por edhe për publikun e gjerë.

Profesori i UET, Fatos Tarifa shprehu besimin e tij në pafajësinë e ish-presidentit Hashim Thaçi ndërsa theksoi se tashmë duket sikur shqiptarët i kanë kthyer krahët.

"Ka një problem të madh me ne shqiprarët. Duke sikur sapo Thaçi shkoi në Hagë shqiptarët i kthyen krahët. Ndërsa një lider si kryeministri aktual fiton në ato përmasa zgjedhjet dhe do për herë të dytë të qeverisë Kosovën. Të njëjtën gjë them edhe për Presidenten aktuale dhe nuk më bindin pasi Kosova është një shtet në formim e sipër", u shpreh Tarifa.

Nga ana tjetër, pedagogu Florian Chullaj përveçse shprehu konsideratën e tij për librin e konsideroi bashkëautorin e librit, Baton Haxhiun si një avokat mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi.

"Unë e kam lexuar librin dhe kam një konsideratë të veçantë është e vështirë të krijosh polemikë sot për ata që luftojnë për liri dhe akuzohen për krime lufte. Ju po bëni një avokat mbrojtje me anë të publicistikës pasi në libër keni mbrojtur të gjata ë-të të gazetarisë që është tipike dhe e Prokurorisë.

Ju flisni dhe bëni një analizë të Thaçit që nga fëmijëria për rrethana të ndryshme, dhe e keni ngritur figurën e tij ndoshta edhe më shumë se sa Rugova, ndoshta sepse Rugova ishte krahu i paqes, ndërsa Hashimi krahu i luftës, por ju lini mënjanë politikanin Hashim Thaçi dhe këtu fillojnë drithijes.

Fakti që mori pushtet dhe qëndroi në pushtet, ndoshta pak përtej mundësive me mjete jo fort të legjitimuara", u shpreh Cullhaj i cili tha se besonte në pafajësinë e ish-presidentit.

 Baton Haxhiu: Ja arsyet pse e botuam tani librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”

 Pse një libër për Hashim Thaçin dhe pse pikërisht në këtë moment?

Ajo që unë e kam dilemë janë se se historia nuk shkruhet derisa personazhet të jenë gjallë dhe në distancë kohore kaq të shkurtër. te  Këtë nëse do ta quaja gabim, do ta quaj gabim. Pse e kemi shkruar librin tani? Edhe pse kemi lexuar shumë dokumenta, kemi parë shumë dokumenta, mendoj që prap është herët. Librin u botua në një moment shumë delikat për Kosovën dhe Hashim Thaçin.

Unë jam i ndarë në dysh tek libri e para kam shkeluar një rregull historik dhe kam vendosur kriterin publicistik në favor të këtij libri dhe e dyta momenti që përcakton arsyen se pse ky libër është shkruar. Momenti i arsyes është se u ngrit aktakuza ndaj Hashim Thaçit. Libri ka filluar të shkruhet që në vitin 2001. Por pritëm që të kishim dokumente shtesë. Një pjesë të dokumentave e kam siguruar unë, dokumentarë, dhe një pjesë e arikvës së Bill Clinton dhe një pjesë e Britanisë që ka të bëjë me Kosovën. Kjo është aryeja e botimit të librit.

Biseda e Blendit me Hashim Thaçin është bërë që në vitin 2002 dhe Blendi prej atëherë e ka në arkivën e tij. Duhej një moment që t'i përgjigjet kohës se si një njeri që ka luftuar për të ndihmuar të tjerët të përfundojë në burg për shkak të luftës për liri. U pritën dokumenta për të botuar librin. Kam qënë kundër presidentit Hashim Thaçit që ai ta votonte të famshmin  ligjit për Gjykatën Speciale. Kam pasur qëndrim publik pse nuk duhet të bëhet një ligj i tillë. Unë kam menduar që të gjitha proceset gjyqësore të bëhen në Kosovë dhe të vendoset të gjykohet individi. Mirëpo bashkësia ndërkombërare kanë vendosur të gjykojnë luftën e Kosovës dhe kanë një ekulibër politik me Serbinë.

Mos ndoshta Kosova dhe shoqëria kosovare e harruan presidentin e tyre në gjyq?

Në ditën kur është nderuar Vjosa Osmani ishte për t'u keqardhur fjalimi i saj. Nuk u përdor asnjë emër i përveçëm se si ka ardhur pavarësia. Nuk mund të flasësh për një luftë duke thënë luftëtarët e UÇK-së dhe familja Jashari. Nuk mund të përmendësh vetëm ata që kanë vdekur, por edhe ata që janë gjallë dhe t'i me pushtetin që ke do të eliminosh njerëzit që kanë kontribuar në Luftën e Kosovës.  Një njeri që është në burg nuk mund të anashkalohet aq shpejt. Nuk ka të bëjë me të, por me institucionin e Presidentit, dhe ky fjalim më tregoi pse shoqëria jonë është e vrazhdë. Historia nuk i eleminon këto gjëra por njerëz që i anashkalojnë këto.

Percepoton një lloj pendese të Perëndimit për sulmin ndaj Serbisë?

Nuk mendoj që është pendesë, por është një moment historik që i ndodh një kombi njëherë në 100 vjet dhe kjo është ajo që ka ndodhur me Kosovën. Prej vitit 1999 deri tani nuk kemi asnjë ndjeshmëri as për të drejtat e njeriut as për vrasjet të cilat ndodhin po me ndjeshmërinë që ka pasur Kosova dhe kohët e fundit kemi pasur dhjetra raste që kanë ndjeshmëri për Pavarësinë.

Hashim Thaçi mos ndoshta kërkoi të ishte dhe heroi i luftës dhe heroi i paqes. A mund të ketë hero në dy momentë historike? Nga ajo që kemi parë heronjtë janë në një moment, në një kontekst.

Po meqë Hashimi ka shkuar përetj ambicjes edhe heroit të luftës edhe vendosjes historike të luftës së Kosovës. Janë disa persona që përveçse vendosin historinë, kërkojnë t'i përfundojnë të gjitha pa lënë rrugë për të tjerët. Tek kjo pikë Hashim Thaçi shkoi përtej dhe e ka bërë këtë sepse nuk kishte politikanë më të mirë se ai.

Por megjithë dëshirën dhe meritën që ke duhet të lesh sedrën historike dhe duhet të ndërtosh me të tjerët pjesën tjetër të historisë. Politikanët duan t'u përngjajnë disa miteve dhe kjo mendoj është edhe dëshira për t'ia vënë vulën historisë. Mendoj që vulën e historisë ja kanë marrë.

Pse u shpenzuar aq shumë energji me dokumentimin e ndarjes së Kosovës dhe nuk u harxhua energji me dokumentimin  e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë? Pse nuk arriti dot Hashimi të gjykohet nga një gjykatë aty?

Kur është çliruar Kosova në vitin 1999 u konsiderua si një shtet multietnik dhe kushtetuta u ndërtua mbi ato kritere që e kanë ndaluar funksionalitetin, provuan që ta ndërtojnë një koncpet multietnik, i cili nuk mund të ndërtohet me armiqësi.

Momenti i rëndë ishte ai i 2004 i cili tregoi se Kosova ishte e pamundur të ndërtohej si koncept mulitetnik sepse pala shqiptare kishte frikë se pavarësia ishte shumë larg dhe pala serbe merrte koën e duhur edhe për shkak të kushtetutës edhe sepse dëshirontë të ndërtohej ai muri i famshëm që e kishin dhënë si propozim francezët dhe e mbronin të gjithë përveç SHBA.

Të gjithë përveç disa vendesh i dhanë një barasvlerë kësaj me atë që ndodhi në 1999. Donin të ndërtohej një diskurs publik që dhe shqiptarët po bëjnë të njëjtën gjë. Lindi decentralizimi, kongresi i Vjenës dhe ato që në i quajmë komuna dhe vullneti mbeti jashtë kontrollit.

Pse nuk është ecur paralelisht dhe me dokumentimin e krimeve?

Komiteti i krimeve ka dokumentuar çdo gjë edhe në Paris edhe në Londër. Krimet mund të dërgohen në Hagë, por dukhet dikush që t'i çojë. Vrasjet psh. i ka kryqi i zi. Problemi është kush mund t'i dokumentojë dhe si.

 Skena politike pa Hashim Thaçin është më demokratike, apo më pak demokratike?

Pushteti është me gabime. Çdo vendim e ka një kundërshtar dhe pushteti i dikujt e bën më pak të lumtur dikë tjetër. Mendoj se Kosova ka qenë shteti më demokratik. E para për shkak të fuqisë dhe ndikimi të ndërkombëtarëve dhe e dyta për shkak të pamundësisë për të bërë më shumë. Pafuqia nuk të lejon të krijosh autokratin sepse dukesh fallco dhe demokracia ka qënë me e mira për shkak të pafuqisë së liderëve.

Ndërsa kryeministri dhe Presidenti akutal janë produkt i një diskuris të rëndë që ka dominuar Kosovën për dhjetë vjet. Kjo është një gjeneratë e re politike që dëshiron të krijojë historinë e re, pasi nuk morën pjesë në historinë që ndodhi./Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH