Aktualitet

Guterres përsërit thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Shkruar nga Liberale
Guterres përsërit thirrjen për një armëpushim të

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza si dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Duke folur gjatë një vizite në Nepal, ai përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e ndihmës së qëndrueshme humanitare në një shkallë që plotëson nevojat e popullit të Gazës.

“Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake,” tha Guterres.

Ai gjithashtu përsëriti dënimin e tij absolut të sulmeve të tmerrshme të kryera nga Hamasi më 7 tetor dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e dhjetë studentëve nga Nepali që u vranë në sulm.

Guterres tha se shpresonte që ata të që janë zhdukur të kthehen të sigurt në shtëpi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH