Në ditën e tretë të grevës, naftëtarët e Ballshit kanë shfaqur shenjat e para të dobësisë fizike shoqëruar kjo edhe me problemet shëndetësore.
"Ne na kanë filluar shqetësimet e para, marrje mendësh, të vjella. Por do ta përballojmë, përderisa jemi futur ketu", tha njëri prej tyre.
"Që ne të dalim nga kjo grevë, duhet të na bëhet e qartë. Shteti të sjellë pronarin e duhur që të uli palët në tavolinë. Nuk mund të dalim ne në rrugë se kërkojnë pronarët", tha kreu i sindikatës Sokol Dautaj.
Grevës së naftëtarëve të Ballshit pritet t’u bashkohen edhe punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kanë gjithashtu paga të pa marra nga administratorët e Uzinës së naftës ndër vite.
Greva e urisë në Ballsh erdhi pas protestave të naftëtarëve për pagat e papaguara në Uzinë. Prej 9 muajsh ata janë pa punë dhe pa asistencë sociale.