Aktualitet

Grenell i shkon Ramës në zyrë: Duhet të bëjmë më shumë për të liruar Hashim Thaçin

Shkruar nga Liberale
Grenell i shkon Ramës në zyrë: Duhet të bëjmë
Ish-zyrtari i SHBA-së Richard Grenell ndodhet në Shqipëri për një vizitë informale ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama. Siç bën edhe ai të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, temë e bisedimit mes tyre ka qenë edhe burgosja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë, në një proces gjyqësor ndërsa akuzohet për krime lufte. “Drekova me Kryeministrin Edi Rama, të aleatit tonë më të madh në NATO, Shqipërisë, dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin që prej 3 vitesh ndodhet në burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, ka shkruar Grenell në Twitter. Richard Grenell ka mbajtur postin e Përfaqësuesit special për të qenë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi, caktuar nga presidenti amerikan Donald Trump, si dhe ka pasur marrëdhënie shumë të afërta me Thaçin gjatë kohës që mbante postet e tij në Ballkan.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH