Globi

Grabitet muzeu në Gjermani, hajdutët marrin qindra monedha ari me çmimin marramendës

Shkruar nga Liberale
Grabitet muzeu në Gjermani, hajdutët marrin qindra monedha ari me

Qindra monedha ari kelte me vlerë rreth 1.6 milionë euro janë vjedhur nga një muze në Gjermani.

Sipas policisë, u deshën vetëm nëntë minuta në mes të natës që, monedhat të nxirreshin nga muzeu në Manching, Bavari.

BBC raporton se, mendohet që, grabitësit mund të kenë shkatërruar sistemin e alarmit të muzeut, pasi është parë se janë prerë kabllot e internetit. Për shkak të kësaj sistemi i alarmit nuk u aktivizua kur dera u hap. Punonjësit po ashtu zbuluan xhamat e thyer në dyshemenë e muzeut dhe monedhat, që mungonin në vitrinën e tyre.

Në vitin 2017, një monedhë e madhe ari me peshë 100 kg u rrëmbye nga një muze në Berlin. Ndërsa, dy vjet më vonë, hajdutët morën 21 copë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë në një grabitje në muzeun "Green Vault" të Dresdenit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH