Një automjet tip Reno me targa AA 832.00 është djegur në mesnatë e sotme, në afërsi të stadiumit Niko Dovana në Durrës.
Grabitësit kanë thyer xhamat e kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin.
Më pas i kanë vënë zjarrin dhe më shumë se gjysma e automjetit është djegur.
Nuk dihet ende se kush është pronari i mjetit, ndërkohë që po hetohet për motivet e ngjarjes./Gazeta Liberale