Aktualitet

Google "vishet" kuqezi këtë 28 Nëntor, uron shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Google "vishet" kuqezi këtë 28 Nëntor, uron

Google ka vendosur sot në mesin e saj Flamurin kuqezi që valëvitet, në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Por ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Shqipëria sot  feston 111 vjetorin e pavarësisë. 111 vjet  më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH