Aktualitet

Goditet nga vinçi në kantierin e ndërtimit, ndërron jetë 63-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Goditet nga vinçi në kantierin e ndërtimit, ndërron

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.

63-vjeçari, Aleksandër Thani u godit me vinç në kantierin e ndërtimit më Genola.

Sipas dëshmive, shqiptari ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur u godit nga një vinç.

Ai u gjet në gjendje të rëndë nga shokët, por pavarësisht ndihmës që ju dha, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve.

Aleksander Thani jetonte prej vitesh me gruan Elisabeta dhe dy fëmijët e tij.

Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë e quajti lajmin tronditës, teksa u shpreh se familja nuk ishte e panjohur.

“Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksander të jetë një paralajmërim për të gjithë botën e punës”, tha ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH