Autoritetet italiane kanë goditur një prej bandave, që grabiste banesa, disa prej të cilat ishin të pabanueshme.
Sipas mediave italiane, në një operacion të zhvilluar gjatë fundjavës ranë në pranga dy persona; një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar të dy shqiptarë dhe me precedentë penalë.
Të rinjtë kanë tentuar të arratisen, por karabinierët arritën t’i bllokonin. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën, një shumë e madhe parash, bizhuteri ari, ora, veshje të ndryshme të cilat ishin të grabitura në banesën e një 46-vjeçari.