Aktualitet

Gjykata lë në burg Vangjush Dakon

Shkruar nga Liberale
Gjykata lë në burg Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kërkesa për liri kundrejt garancisë pasurore është refuzuar. Avokati Petrit Ismaili u shpreh se masa ekstreme me burg nuk justifikohet, pasi sipas tij nuk ka prova.

“Gjykata vendosi po të njëjtën masë si në 6 qershor. Zoti Dako po hetohet për një fakt penal historik, 10-12 vite më parë. Kodi Penal për këto lloj masash kërkohet një veprim i ngutshëm për të marrë këtë masë.

Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për nevojën e ngutshme për këtë veprim të ndërmarrë apo të justifikojë kushtet për masën e sigurisë. Thjesht në kuadrin deklarativ. Ne kërkuam masën e sigurimit.

Zoti Dako e ka ushtruar funksionin përmes organeve kolegjiale dhe strukturat dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për vartësit apo organet kolegjiale. Vendimin do ta ankimojmë. Dako ishte me qëndrim mohues, i kundërshtoi akuzat” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH