Aktualitet

IN MEMORIAM nga Sali Berisha: Dr. Edwin Feulner, bashkëthemelues i HERITAGE FOUNDATION, kontribues që nga 1992 për demokracinë shqiptare

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM nga Sali Berisha: Dr. Edwin Feulner, bashkëthemelues i HERITAGE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer homazhe në nder të një prej personaliteteve më të shquara të mendimit konservator në SHBA dhe në botë. Dr. Edwin Feulner, bashkëthemeluesit tw fondacionit ‘Heritage’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Dr. Edwin Feulner, një mik të madh dhe të çmuar për PD dhe Shqipërinë.

‘Dokumenta të Heritage Foundation që mbanin firmën e Dr. Edwin Feulner, këshillat e tij të çmuara kanë qenë gjithnjë frymëzim dhe bazë për programet elektorale dhe të qeverisjes të PD, nga viti 1992 gjer në 2025, që ishin dhe programet më transformuese të Shqipërisë’, shkruan Berisha.

Homazh për Dr. Ed Fulner

Të dashur miq, Dielli perëndoi përgjithmonë për Dr. Edwin Feulner, një nga personalitetet më të shquara të mendimit konservator në SHBA dhe në botë. Dr. Edwin Feulner bashkëthemeloi në vitin 1973 Fondacionin Heritage. Ai, me aftësi të rrallë dhe përkushtim, drejtoi me sukses të madh këtë Fondacion për rreth 40 vite dhe e shndërroi atë nga një institucion i vogël në tempullin kryesor të ideve konservatore në SHBA dhe në botë. Nën drejtimin e këtij korifeu të mendimit konservator, Heritage Foundation arriti të ketë ndikim të jashtëzakonshëm dhe të formësojë politikat konservatore ekonomike, sociale dhe të mbrojtjes të republikanëve amerikanë, por edhe të konservatorëve në mbarë botën. Ai pati rol ideor kryesor në doktrinën e revolucionit të Presidentit Ronald Reagan, por dhe me Projektin 2025 në politikat e presidentit Donald Trump, në ekipin e tranzicionit të të cilit ai dha kontribut të çmuar. Ai u dekorua nga Presidenti Ronald Reagan me Medaljen Presidenciale të Qytetarëve. Dr. Edwin Feulner është autor i një serie veprash monumentale kushtuar konservatorizmit, si: Marshi i Lirisë, Parimet e Konservatorizmit, Shpirti Amerikan etj., me ndikim të madh në politikën në SHBA, por edhe në vende të tjera. Prandaj, dhe me të drejtë, presidenti aktual i Heritage Foundation, z. Kevin Robert, shkruan se: “Amerika që kemi sot dhe Amerika që mund të sigurojmë në të ardhmen i atribuohet Edit në shumë më tepër mënyra se sa shumica e njerëzve e dinë.”

Të dashur miq, Ed Feulner ishte dhe një mik i madh dhe shumë i çmuar i imi dhe i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Vendosja pas ardhjes në pushtet në vitin 1992 nga qeveria e Partisë Demokratike e taksave të ulëta, TVSH 12,5 %, heqja e taksës mbi kapitalin, dividendin, liberalizimi i plotë i tregut dhe falimentimi i industrive socialiste në agoni, privatizimi i shpejtë i ekonomisë, bazuar në doktrinën e Reagan, tërhoqën vëmendjen dhe zgjuan interesin dhe u vlerësuan shumë nga Heritage Foundation dhe presidenti i tij Dr. Edwin Feulner, të cilin unë e vizitova gjatë çdo vizite time në SHBA. Dr. Feulner, së bashku me bashkëshorten e tij, vizitoi Shqipërinë si mik i imi. Dr. Ed Feulner ishte për mua mik i ditëve të vështira, me të cilin jam takuar shumë herë. Por nuk do harroj kurrë pritjen që ai më bëri në fund të viteve 1998, pas rebelimit komunist në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, për të dëshmuar përzemërsinë e tij ndaj meje, që tashmë isha në opozitë, në murin e jashtëm të ndërtesës së Fondacionit Heritage ishte shkruar me llampa të ndezura: “Mirësevjen miku ynë Sali Berisha”. Dokumenta të Heritage Foundation që mbanin firmën e Dr. Edwin Feulner, këshillat e tij të çmuara kanë qenë gjithnjë frymëzim dhe bazë për programet elektorale dhe të qeverisjes të PD, nga viti 1992 gjer në 2025, që ishin dhe programet më transformuese të Shqipërisë. Në publikimin e përvitshëm të Indeksit të Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation pasqyroheshin gjithnjë edhe arritjet e Shqipërisë. Përfaqësues të shquar të Heritage Foundation vizituan Partinë Demokratike edhe gjatë këtyre dy viteve të fundit represioni ndaj saj dhe kontribuan në programin e saj. Vetë Dr. Feulner kishte planifikuar këto muaj një vizitë në Shqipëri, të cilën nuk e realizoi dot.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj Dr. Ed Feulner, këtij mendimtari të madh dhe miku të shquar, kujtimin e të cilit do ta nderoj gjithmonë, si dhe shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera bashkëshortes dhe të gjithë familjes së tij të nderuar, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë në Heritage Foundation, në SHBA dhe kudo në botë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH