Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

Shkruar nga Liberale

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv ndaj një zyrtari publik.

Sipas vendimit, Laho është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fillimisht i dënuar me 3 vite burg, përfitimi nga gjykimi i shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 2 vitesh.

Hetimet zbuluan se Aleksandër Laho i kishte dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekësh, me premtimin për edhe 300 mijë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me përvetësimin e paligjshëm të rreth 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho nuk është emër i panjohur për autoritetet: ai u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Po ashtu, në kuadër të hetimeve për këtë rast, u sekuestrua një video ku ai shfaqej në bisedë me zyrtarë të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin korruptiv.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH