Aktualitet

U kap me drogë në aeroportin e Rinasit, arrestohet 25-vjeçarja belge

Shkruar nga Liberale

U kap me drogë në aeroportin e Rinasit, arrestohet 25-vjeçarja

Një 25-vjeçare belge ka rënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, pasi u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge.

Sekuestrohet lënda narkotike

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH