Aktualitet

Nëntë marinarë të huaj të bllokuar në portin e Durrësit prej muajsh, ngelen pa ushqime

Shkruar nga Liberale

Nëntë marinarë të huaj të bllokuar në portin e

Nëntë marinarë të huaj po vijojnë të qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pasi nuk kanë mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që po mbijetojnë në kushte të vështira.

Sipas raportimeve në Klan tv, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, Tonin Gjinaj, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.

Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para nëntë muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas. Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që nëntë pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe tetë sirianë, mbetën të bllokuar.

Kohëzgjatja e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa po ashtu në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri e Egjipt.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH