Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkka të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Informacion paraprak:
Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.