Aktualitet

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet me pisha/ Flakët afrohen mbi digën e HEC-it, në rrezik dhe banesat

Shkruar nga Liberale

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet me pisha/  Flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektar pyje me pishë të zezë në luginën e Shkopetit. Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së diel.

Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Kurbin e Mat, ato të forcave të armatosura, dhe të shërbimit pyjor luftuan me flakët për ta vënë nën kontroll zjarrin por ishte e pamundur për shkak të terrenit.

Pasditen e së dielës ndërhyri edhe helikopteri i ministrisë së Mbrojtjes duke bërë të mundur izolimin një njërën anë të vatrës së zjarrit. Por flakët u rishfaqën gjatë mbrëmjes ku kaluan në anën tjetër të malit, mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe mbi banesa.

Bimësia e dendur dhe terreni i thepisur ishin në favor të zjarrit për shkak se ndërhyrja nga toka ishte e pamundur. Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë edhe parku Kombëtar “Lurë mali Dejës”. Prej dy javësh zjarri ka djegur dhjetëra hektar pyje me pishë të zezë dhe ahu në këtë zonë.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH