Aktualitet

Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të bëjë Moisi Habilaj

Shkruar nga Liberale
Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të

Moisi Habilaj është dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane.

Sipas mediave italiane, Gjykata e Lartë italiane ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues.

Habilaj akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Pas arrestimit të tij hetimi u zgjerua më tej duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH