Me një popullsi të tkurrur prej plakjes, rënies së lindjeve dhe emigrimit, Shqipëria rrezikon të zbrazet në shifra dramatike ndërsa Gjermania ka lehtësuar procedurat për emigrantët punëkërkues.
Jo vetëm mjekë e infermierë, tashmë vendi më i zhvilluar i Europës kërkon punëtorë në sektorë nga bujqësia deri tek teknologjitë e informacionit dhe ofron qëndrim gjashtë mujor deri në gjetjen e një pune.
Ndërsa vendi ynë rrezikon të mpaket deri në përmasat e një lagjeje për shkak të plakjes së popullsisë, lindjeve në rënie e mbi të gjitha emigrimit masiv, shteti më i fuqishëm i Europës i zgjidh ndryshe problemet me popullsinë e saj të plakur dhe mungesën e krahut të kualifikuar të punës, duke i hapur edhe më shumë dyert për punëkërkuesit jashtë Bashkimit Europian.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale