Aktualitet

Gazetarët e pyesin për kallëzimin për 21 janarin, Berisha: Mos u merrni me budallëqet e Manjës, përgjegjës është Rama, nuk kam imunitet

Shkruar nga Liberale
Gazetarët e pyesin për kallëzimin për 21 janarin, Berisha:

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha, teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për vrasje e katër qytetarëve në 21 janar të vitit 2011, është shprehur se, nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e tij.

Berisha tha se, nuk i druhet një arrestimi nga SPAK, pasi ai është një njeri pa imunitet.

“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të FBI-së.

Charles  McGonigal u vendos në dy akuza për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Ai u akuzua se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH