Aktualitet

Fredi Beleri mbetet në burg, reagon ministria e jashtme greke: Po ofendohet ndjenja e drejtësisë së publikut

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Fredi Belerin, fituesi i bashkisë Himarë në zgjedhjet e 14 majit.

Ky vendim ka nxitur edhe reagimin e Greqisë, ku ministria e jashtme ka dalë me një reagim zyrtar.

Në deklaratë ministria shkruan se zgjatja e paraburgimit ofendon perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH