Aktualitet

Foto/ Meta takon ambasadoren e Libanit: Ja çfarë diskutuam

Shkruar nga Liberale
Foto/ Meta takon ambasadoren e Libanit: Ja çfarë diskutuam

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadoren e Libanit në Shqipëri, Dona Barakat me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Në një postim në Facebook, ai thotë se ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.

"Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.

Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare.?????", shkruan Meta. /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1090798,1090799"]

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH