Aktualitet

Foto/ E sulmoi me kaçavidë, oficerja greke bën për spital 30 vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Liberale

Një shqiptar është plagosur nga një oficere policie në Greqi, gjatë një operacioni anti-drogë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ku policia helene ka zhvilluar kontrolle në kampusin universitar të Athinës, pas dyshimeve se, aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Sipas njoftimit të policisë, ndërkohë që po zhvillohej operacioni, një oficere nuk është ndier mirë dhe ka vendosur të largohej, ndërkohë që është sulmuar me kaçavidë nga 30 vjeçari shqiptar.

Sipas mediave greke oficerja e ka qëlluar në këmbë shqiptarin me armën e shërbimit duke u vetëmbrojtur. Pas kësaj, shqiptari është transferuar me urgjencë në spital. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH