Aktualitet

FNSH dhe forcat RENEA ‘blindojnë’ sërish Vlorën

Shkruar nga Liberale
FNSH dhe forcat RENEA ‘blindojnë’ sërish Vlorën

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s kanë ‘blinduar’ mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës.

E disata herë brenda javëve të fundit, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim, edhe pse fillimisht u aludua se kërkohej Ervis Martinaj. Por edhe pse nuk u dha asnjë detaj më shumë, u theksua se kontrollet do të vijojnë.

Përveç kontrolleve në qytet, Policia ka shkuar për kontrolle edhe pranë fshatit Banicë, por edhe një aksion i përgjithshëm po zhvillohet në Selenicë. Në të shkuarën këto zona ka pasur kultivim kanabisi.

Ndërkohë që ende po vijon kontrolli i automjeteve të shtrenjta.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH