Aktualitet

Fizika ka mbetur me 7 studentë, Kimia 9! Degët e Universitetit të Tiranës që po luftojnë për ‘mbijetesë’

Shkruar nga Liberale
Fizika ka mbetur me 7 studentë, Kimia 9! Degët e Universitetit të

Siç ishte paralajmëruar degë të shkencave, mësuesisë, inxhinierisë, gjuhëve të huaja rrezikojnë mbylljen në universitetet publike. Disa programe studimi në universitetet e Tiranës rrezikojnë të mbyllen për shkak se numri i studentëve të regjistruar është shumë i ulët.

Bëhet fjalë për programin e Gjuhës Spanjolle ku rezultojnë të regjistruar vetëm 4 studentë , Gjuha Turke 7 studentë, në programin e Inxhinierisë Fizike rezultojnë 5 të regjistruar, ndërsa në Burime Minerare rezultojnë 5 studentë , por edhe degët Fizikë dhe Kimi Ushqimore rezultojnë me 7 dhe 9 studentë.

Drejtori i Rrjetik Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj sqaron se rënie e numrit të studentëve në këto programe studimi ka ardhur si pasojë e riorjentimit të tregut të punës

Studentët duan të studiojnë në degë që lidhen me mjekësinë, apo me shkencat komjuterike sepse profesione të tilla u mundësojnë punësimin jashtë. Nëse do të kërkonte Gjermania fizikanë ose ekonomistë, do të preferoheshin këto degë.

Procesi i regjistrimit për në universitet mbyllet pas 2 ditësh dhe deri tani rezultojnë të regjistruar 21.150 studentë. Programet më të kërkuara nga të rinjtë edhe këtë vit mbeten ato të cilat të sigurojnë një vend pune.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH