Autoritetet spanjolle, në një operacion të përbashkët me EUROPOL, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me metodën “Hawala”.
Gjatë këtij operacioni janë arrstuar 27 persona, ku mes tyre ka edhe shtetas shqiptarë. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme Spanjolle, operacioni është shtrire në disa provinca spanjolle, Madrid, Malaga, Sevilje, Valencia, Alicante dhe Barcelonë. Po ashtu bëhet me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara, oficerët e Policisë kanë arritur të sekuestrojnë 615 mijë euro kesh, si dhe dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro.
Sipas medive të huaja, organizata, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe kinezë, ka ofruar mbështetje për organizata të ndryshme ndërkombëtare për pastrimin e fondeve të marra në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.
Ky grup kriminal i cili drejtohet nga shqiptarët, mbështeste trafikantë të ndryshëm ndërkombëtarë për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe për të lehtësuar pagesat për trafikun e lëndëve narkotike.