Letërsi

Leteratura hapet me: Kristo Floqi, a do të na bëhen "Pësimet Mësime"?

Shkruar nga Liberale
Leteratura hapet me: Kristo Floqi, a do të na bëhen "Pësimet

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

"Kristo Floqi, a do të na bëhen "Pësimet mësime"?", një nga autorët më popullorë të letërsisë e veçanërisht dramaturgjisë shqiptare në periudhën 1912-1939. i lënë në hije deri më tani...

Prof. As. Dr. Jonela Spaho sjell një shkrim me titull: "Vepra letrare e Kristaq Floqit në horizontin e pritjes".

"Historia e Kulturës dhe e mendimit shqiptar është e pasur me emra dhe vepra, të cilat kanë vendosur gurët themeltarë të saj. Por për shkak të kushteve, rrethanave, periudhave, ndikimeve dhe ideologjisë që sundoi për 50 vjet tek ne, ndodhi që një pjesë e këtyre emrave të liheshin në harresë, madje dhe të mos figuronin fare në këtë panteon vlerash."

Më pas një shkrim nga Ernest Marku me titull: ""Requem" për një kohë të pambaruar".

"Individi dhe fati i tij i marrë peng, prej një shoqërie të molepsur nga totalitarizmi politiko-ekonomik dhe mbi të gjitha ideologjik; nuk është se ndryshon shumë, nga liria për të mallkuar hajdutët politikë të ardhmërisë e prosperitertit ekonomiko-social të kombit. Ky është, të thuash, mendimi dhe ideja thelbësore e këtij romani, e cila nuk e humb as koherencën as kohezionin, në raport me kohën që duket sikur ecën, por në fakt ka ngecur në vend."

Po ashtu në Leteratura do të gjeni edhe një shkrim me titull: "Një përpjekje për ta vënë bukurinë në vendin që meriton!"

"Personazhet e Petrit Palushit te romani i tij, “Këpucët e Kaltrinës”, janë të rinj të shqetësuar. Ata gjejnë një Bibël, të cilën nuk e lexojnë dot lirshëm. Bibla sjell, simbolikisht, pamundësinë e tyre për t’ia besuar një pjesë të dramës dhe peshës së rëndë të jetës një fuqie hyjnore, një qenieje të mbinatyrshme, të cilës ata as nuk mund t’i luten, as nuk mund t’ia besojnë të fshehtat e tyre përvëluese."

Dhe për ta mbyllur me një tregim nga Mark Simoni me titull: "Plaka që trembi murtajën".

"Megjithëse pati kaluar këtyre anëve dy tri herë në njëqind vjet, askush nuk mund të thoshte se si e çfarë kishte qenë. Si ëndërr e keqe a si flamë, në kajde të dertit a si biçim murtaje, herë si tufë e zezë resh që lë leshin e zgjebes ferrave e murrizave, e herë të tjera si sëmundje që rrafshon çdo gjë të gjallë dhe bën golle çdo shtëpi."

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH