Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini, kandidat për SPAK

Shkruar nga Liberale
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini, kandidat për

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini.

KPK vendosi shtyrjen e hetimeve për Anton Martinin për shkak të një denoncimi të mbërritur kundër Martinit në 11 dhjetor 2019 por pas verifikimeve rezultoi se Martini ishte i pastër dhe kështu u vendos konfirmimi i tij në detyrë.

Prokurori Anton Martini ka dalë i pastër në të gjitha shtyllat hetimore.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK, ishte vettingu.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH