Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga SYRIZA pas humbjes përballë Kiriakos Mitsotakis.
Ai deklaroi se nuk do të kandidojë më për drejtimin e partisë.
“Ka momente të caktuara kur ju kërkohet të merrni vendime kritike. Tani kam përvojën që të mos i marr këto vendime në nxitimin e momentit, sepse e di mirë që vendimet e mia prekin njerëzit e tjerë. Në deklaratën time natën e zgjedhjeve thashë se SYRIZA ka përfunduar tashmë një cikël të madh historik, të cilin duhet ta vlerësojmë me krenari. Dhe le të hapim kolektivisht një cikël tjetër. E vështirë, e paprecedentë, por edhe më shpresëdhënëse dhe kreative", ka thënë ai.
Në zgjedhjet e mbajtura në 25 qershor, Mytsotakis u konfirmua kryeministër duke marrë mbi 40% të votave përballë Mitsotakis i cili nuk arriti të merrte as 20% të votave.