Kronikë

Emri/ Ngacmoi të miturën, arrestohet 21-vjeçari në Maliq

Shkruar nga Liberale
Emri/ Ngacmoi të miturën, arrestohet 21-vjeçari në Maliq

Policia e Maliqit, Korçë, ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në Maliq. I arrestuar është 21 vjeçari Enea Duro.

I riu dhe adoleshentja janë të dy banorë të fshatit Podgorie në Maliq, ndërsa ditën e djeshme, është hasur rastësisht në fshat me vajzën dhe ka kryer veprime të turpshme, duke e prekur të miturën.

Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim.

Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.

Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH