Aktualitet

EMRI/ 23-vjeçari dhunon me grushte drejtorin e Europol, arsyeja: E parakaloi me makinë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ 23-vjeçari dhunon me grushte drejtorin e Europol, arsyeja: E

Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

I riu është identifikuar si Klesti Qordja, ndërsa  ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt. Sipas dosjes, Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti , sipas asaj që Tv Klan raporton, të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH