Showbiz

Elsa Lila në podcast me Ramën flet për burgosjen në Itali: Ka qenë shumë e vështirë, në një dhomë pa drita

Shkruar nga Liberale
Elsa Lila në podcast me Ramën flet për burgosjen në Itali:

Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, ishte e ftuara e radhës në podkastin e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në një moment gjatë bisedës, artistja foli edhe për arrestimin e saj në Itali një vit më parë.

Ajo u akuzua si e përfshirë në një bandë të trafikut të drogës, ku u tha se ishte llogaritarja. Arrestimi u bë më 16 mars të vitit 2022, ku operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzoheshin për trafik droge, shqiptarë dhe italianë.

Elsa Lila u shpreh se arrestimi dhe qëndrimi në qeli ka qenë një eksperiencë në vete.

“Është një eksperiencë në vete të them të vërtetën. Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar. Sipas tyre, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Një gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe. Qëndrova dy muaj, nga këta dy javë në izolim. Në një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ka qenë shumë e vështirë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.

Nuk e kisha sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa”, tha artistja e mirënjohur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH