
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka shitur aksione 19.5 milionë aksione të tjeratë tjera të kompanisë me vlerë 3.95 miliardë dollarë.
Ky lajm vjen, pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Tëitter-it prej 44 miliardë dollarësh.
Çmimi i aksionit të Tesla ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti. Arsyeja e shitjeve të fundit, të cilat u zhvilluan javën e fundit, nuk është bërë ende e ditur.
Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë, që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë Twitter-in.
Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s në prill të këtij viti, dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht. /Liberale.al