Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në në fshatin Mbolan në ish/njësinë administrative Sinjë në Berat pasi një banesë është përfshirë nga flakët ku shkak është bërë “rrufeja”.
Raportohet se zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.
Ndërkohë zjarrëfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga një nga sirtaret edhe dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë Euro.