
Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, ka konfirmuar se forcat e IDF janë në zemër të qytetit të Gazës, ashtu siç u raportua më herët. Ai tha se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, është rrethuar në një bunker, por nuk dha detaje se ku ndodhej ai bunker.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” në Gaza “për një periudhë të pacaktuar”.
"Nuk do të ketë një pauzë humanitare derisa pengjet të kthehen" tha Gallant.
Duke përmendur konfliktin me Hezbollahun në kufirin libanez, ai tha se 70 luftëtarë të tyre janë vrarë, por Izraeli nuk ka “asnjë interes” në një luftë me grupin militant.