Aktualitet

E kishin mbushur shtëpinë me drogë, prangosen babë e bir në Tiranë

Shkruar nga Liberale
E kishin mbushur shtëpinë me drogë, prangosen babë e bir

Policia ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, pasi kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre në Babrru.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH