Aktualitet

E duan si trajner pas Giampaolos, vjen përgjigjja e Shevchenko-s

Shkruar nga Liberale

Milani po has vështirësi të mëdha në këtë fillim sezoni, me kuqezinjtë që kanë pësuar plot katër humbje në vetëm gjashtë ndeshje në Serie A. Trajneri Giampaolo është i akuzuari kryesor për këtë ecuri dhe pozitat e tij në stol janë lëkundur jo pak, me mediat që kanë nisur spekulimet se Andriy Shevchenko mund ta zëvendësojë.

Gjithsesi, legjenda kuqezi ka reaguar menjëherë, teksa ka folur për "Gazzetta dello Sport", duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt mes tij dhe Milanit dhe se është totalisht i fokusuar në punën e tij me kombëtaren e Ukrainës.

"E dua Milanin, por klubi nuk më ka kontaktuar dhe nuk po mendoj për Milanin tani momentalisht. Jam trajneri i Ukrainës dhe jam i fokusuar krejtësisht në këtë punë. Dua të shkoj në Euro 2020 me lojtarët e mi. Jam në Milano për momentin sepse do të shoh lojtarët ukrainas që luajnë në ndeshjen Atalanta-Shakhtar Donetsk. 

Më pas gjithashtu do të konsumoj dhe një darkë me miqtë e mi këtu, diçka normale. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë një garanci e vërtetë për Milanin, që shumë shpejt do të ngrihet në këmbë. Milani mbetet në zemrën time dhe jam i sigurt që do t'ia dalë që t'i kalojë këto vështirësi", përfundoi ukrainasi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH