Aktualitet

Dy të vdekur dhe tre të plagosur në aksidentin tragjik, pas tentativës së dy shqiptarëve për t’i shpëtuar policisë

Shkruar nga Liberale
Dy të vdekur dhe tre të plagosur në aksidentin tragjik, pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Itali. Mësohet se nga një për shkak të një aksidenti kanë humbur jetën 2 persona mes tyre një shqiptar dhe një nëne të re.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qendër të Pesaros në Itali, ku mjeti tip ‘BMW’ me dy persona, tentoi t’i largohej patrullës policore, e më pas goditi një mjet tjetër.

Nga aksidenti u plagosën 3 persona.

Mjeti tip ‘BMW’ e zezë e drejtuar nga 27-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulltan Ramadani i shoqëruar nga shoku i tij, shqiptar Elvis Cola nga Montecalvo në Foglia, të dy të njohur për drejtësinë, u përplas me një Fiat 500 X me tre të rinj nga Vallefoglia.

Përplasja hodhi makinën e shqiptarëve në kanal, në një distancë prej të paktën 10/15 metra.

Pasagjerja, Martina Mazza, 31 vjeçe, nënë e një djali 5-vjeçar, ndërroi jetë menjëherë. Motra Alessia që drejtonte makinën dhe një tjetër u plagosën rëndë.

Për shoferin, 27-vjeçarin Ramadani, nuk mund të bëhej asgjë. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme. E po ashtu u plagos rëndë shoku i tij.

Pesë shoferë të tjerë janë të gatshëm për të dëshmuar. Hetuesit nuk përjashtojnë që shoferi të ketë humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së çmendur me të cilën e kishte nisur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH