Aktualitet

Dy të mitur përplasen nga makina, dërgohen urgjentisht në spital

Shkruar nga Liberale
Dy të mitur përplasen nga makina, dërgohen urgjentisht në

Dy të mitur janë përplasur nga makina rreth orës 12:10 në Kamzë.

"Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore”, - njofton policia.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH