Aktualitet

Dritan Goxhaj nuk i dorëzohet Gjykatës Speciale, Apeli në Shqipëri e lë të lirë

Shkruar nga Liberale
Dritan Goxhaj nuk i dorëzohet Gjykatës Speciale, Apeli në

Ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet për t'u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Gjykata e Apelit në Shqipëri ka marrë vendimin për ta liruar nga të gjitha akuzat, duke e lënë kështu të lirë, një prej emrave më të përfolur së fundi në vendin tonë, që ka nxitur deklarata të shumta politike.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH