Aktualitet

Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni te Prokuroria e Përgjithshme

Shkruar nga Liberale
Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni te Prokuroria e

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku kërkon emërimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Aktualisht  Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet.

Mirëpo kjo për Prelën do të thotë, rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.

"Pas shkrirjes së Krimeve e krijimit të SPAK më emëroni në Apel. Nëse s'ka hapësirë në Apel më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme", mësohet të ketë thënë ajo.

Kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH